Lajme

Arrestohen tre persona në Drenas për pjesëmarrje në grup kriminal

02/05/2026 09:35
nga:Sh R

Tre persona janë arrestuar në Drenas nën dyshimin për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal, pas një aksioni policor të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë.

Sipas raportit zyrtar, aksioni është realizuar më 4 shkurt 2026, rreth orës 06:00, ku janë kontrolluar tri lokacione të ndryshme

Gjatë kontrollit janë sekuestruar para të gatshme, një veturë, një sprej OC, shtëpiza kompjuterike, disa laptopë, telefona mobilë dhe prova të tjera që lidhen me rastin.

Të arrestuarit janë: F.M., rreth 30 vjeç, V.M., rreth 33 vjeç A.D., rreth 25 vjeç.

Sipas hetimeve fillestare, të dyshuarit dyshohet se kanë qenë pjesë e një grupi kriminal të organizuar, i cili mashtronte shtetas gjermanë përmes platformave të ndryshme online dhe përmes thirrjeve telefonike, duke përdorur metoda të sofistikuara mashtrimi.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.