Lajme

Arrestohen tre burra në Gjakovë, dyshohet se keqpërdorën seksualisht dy gra

05/31/2024 10:31
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka ndaluar dje në orët e para të mëngjesit një automjet në Gjakovë, në të cilin ishin tre burra dhe dy gra, të cilat nuk kishin dokument identifikimi.

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, derisa dy viktimat janë dërguar për ekzaminim mjekësor pasi dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht.

Rasti po hetohet si “Dhunim”.

“DHUNIM – Gjakovë 30.05.2024 – 02:00. Policia ka ndaluar një automjet në të cilën ishin tre meshkuj kosovarë si dhe dy femra kosovare të cilat nuk kishin dokument identifikimi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të arrestohen dhe të dërgohen në mbajtje, ndërsa viktimat të cilat dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht janë dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raport.