Lajme

Arrestohen shtetasi kosovar dhe ai serb pasi u rrahën mes vete

08/12/2024 09:39
nga:Genita C

Të dielën është arrestuar një shtetas kosovar dhe një shtetas serb pasi ishin përleshur mes vete.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri kosovar dhe tjetri shtetas i Serbisë pasi dy të dyshuarit ishin përleshur në mes vete dhe si pasojë të dy kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”.