Lajme

Arrestohen shtatë persona, u gjetën 83 kilogramë drogë në mjet transportues në Hanin e Elezit

02/23/2022 20:35
nga:Q R

Në Terminalin Doganor të Hanit të Elezit është gjetur drogë me peshë 83.5 kg e llojit heroinë.

Zyrtarë të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, në një konferencë për media të mërkurën mbrëma, kanë thënë se për këtë rast janë arrestuar shtatë persona, ndërkohë që dy janë në kërkim.

Sipas prokurorisë dorga ishte e fshehur në pajisje për ndriçim.

Bëhet fjalë për 160 paketime me heroinë.

“Kjo ngarkesë me 83 kilogramë është ngarkuar në Turqi dhe destinacion ka pasur Prishtinën, gjatë kontrollimit është dyshuar se në mjetin transportues kanë qenë 32 reflektorë dhe në ata kanë qenë të futur 160 paketime me heroinë, i njëjti mall është sekuestruar nga policia”.

“Po ashtu janë sekuestruar edhe një kombi e një veturë e tipit Land Rover”, ka thënë Jashari.

Konfiskohen mbi 83 kilogramë heroinë, Sveçla thotë se janë arrestuar dy persona