Lajme

Arrestohen shtatë persona në Prishtinë, u rrahën mes vete

12/01/2024 09:14
nga:Genita C

Shtatë persona janë dërguar në mbajtje pasi dyshohet se janë rrahur mes vete.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Prishtinë / 30.11.2024 – 03:00. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të dyshohet se pas një mosmarrëveshje, janë rrahur mes veti. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”