Lajme

Arrestohen pesë persona në Prishtinë pasi u përleshen mes vete

03/07/2026 10:12
nga:Y I

Pesë persona janë arrestuar dje në Prishtinë pasi u përleshen mes vete pas një mosmarrëveshje

Për ngjarjen që ndodhi pasdite në rrugën “Luan Haradinaj”, policia tha se si pasojë e rrahjes, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

Pas tretmanit mjekësor, pesë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.