Lajme

Arrestohen një shqiptar dhe një serb në Leposaviq, u kapën duke kontrabanduar mallra

02/26/2024 09:51
nga:N K

Janë arrestuar dy persona në Leposaviq, një shqiptar dhe një serb, të cilët dyshohen se kontrabandonin mallra.

“Të dyshuarit edhe pse nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policor për tu ndaluar, policia ka arritur që të ndaloj automjetin e dyshuar”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore, transmeton Klankosova.tv.