Lajme

Arrestohen një mashkull dhe një femër në Gjilan, në këmbim të parave kryenin prostitucion

09/15/2022 09:37
nga:Genita C

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjilan, një mashkull dhe një femër nën dyshimin se në këmbim të parave kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Në lidhje me rastin është konsultuar gjyqtari kompetent, të dyshuarit lirohen dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.

“Gjilan 14.09.2022 – 12:20. Janë arrestuar dy të dyshuar , një mashkull dhe një femër kosovar -e nën dyshimin se në këmbim të parave kanë kryer marrëdhënie seksuale. Në lidhje me rastin është konsultuar gjyqtari kompetent, të dyshuarit lirohen dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”.