Lajme

Arrestohen me 3 milionë euro drogë dy shqiptarë në Itali

07/27/2023 12:09
nga:Mergim Rreci

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi në shtëpi u janë gjetur drogë me vlerë 3 milionë euro.

Skuadra antidrogë ka pikasur një 29-vjeçar i cili ishte vëzhguar prej kohësh nga policia, i cili është takuar më pas me bashkëatdhetarin e tij po 29-vjeç. Të dy kanë shkëmbyer një zarf në makinë.

Kjo ka mjaftuar për autorietet të cilat kanë ndërhyrtë dhe kanë ndaluar dy shtetasit, ku më pas kanë kryer kontrolle fizike në banesën njërit prej shqiptarëve, në të cilën janë gjetur rreth 5 kilogramë kokainë. Më pas, karabinierët kryen një kontroll fizik në banesën e 29-vjeçarit, në të cilën janë gjetur rreth 24 kilogramë kokainë dhe rreth 439 kilogramësh hashash. Vlera e llogaritur në treg e kësaj sasie droge nga autoritetet ishte rreth 3 milionë euro.