Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të mitur në Prizren, pasi që të njejtit afër stacionit autobusëve, me forcë dhe me përdorimin e mjetit të mprehtë (thikë) kanë arritur t’i marrin 200 euro nga një person, shkruan GazetaBlic.
Sipas njoftimit, dy viktimat kanë pësuar lëndime.
“Me datën 08.01.2025, Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Prizren ,si rezultat i hetimeve intensive kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë katër persona të dyshuari:
I.B viti i lindjes 2010 m.r.k
E.Z viti i lindjes 2007 m.r.k
F.Z viti i lindjes 2009 m.r.k
B.M viti i lindjes 2008 m.r.k”, thuhet në njoftim.
Të dëmtuarit kanë marr ndihmën e parë mjekësore në spital dhe më pas janë liruar.
Ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Grabitje’’ dhe “Tentim Grabitje”.