Lajme

Arrestohen gjashtë persona në Obiliq për dëmtimin e varrezave, shumica të mitur

12/16/2025 08:53
nga:N K

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Obiliq janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën dëmtim i varrezave apo kufomave.

Sipas PK-së, rasti ka ndodhur të shtunën në Plemetin të Obiliqit.

“Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e gjashtë personave të dyshuar (prej tyre 5 të mitur) për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në rast. Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.