Lajme

Arrestohen edhe dy persona të tjerë që dyshohen për plagosjen në Prizren

06/03/2024 17:16
nga:G B

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot janë vetdorëzuar edhe dy të dyshuarit tjerë për plagosjen që ndodhi disa ditë më parë në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se dy pjesëtarë të familjes Likaj janë vetëdorëzuar rreth orës 14:40.

“Hetuesi policor gjate hetimit te rasti ne cilësinë e provave materiale kanë arrit te gjejnë dhe te sekuestrojnë një revole  (pistoletë revolver) me mbishkrim  357 MAGNUM,  me numër serik 72032 dhe dy fishekë kalibër i panjohur , për te cilën dyshohet se është përdorur”, thuhet në njoftim.

Dhe gjithsej nga gjashtë personat e kërkuar, sot të gjashtit ndodhen në ndalim.