Lajme

Arrestohen dy të mitur nën dyshimin për dy raste të grabitjeve

09/09/2023 09:03
nga:Sh R

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar dy të mitur (16 dhe 17-vjeç), nën dyshimin për dy raste të grabitjeve.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rastet kishin ndodhur më 12 dhe 15 gusht, në rrugën “Garibaldi” dhe “UÇK”, në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Rr. Garibaldi dhe Rr. UÇK, Prishtinë 12.08.2023 / 15.08.2023 – 02:40/22:25. Sot më 08.09.2023 janë identifikuar dhe arrestuar dy meshkuj kosovarë (16 dhe 17 vjeç) si të dyshuar lidhur me dy raste grabitje. Të dyshuarit pas intervistimit në prezencë të prindërve dhe punëtorit për punë sociale me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.