Lajme

Arrestohen dy të mitur në Gjilan, dyshohen për keqpërdorim të kartelave bankare

12/11/2025 21:54
nga:Y I

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar të mitur në Gjilan, të implikuar në një skemë mashtrimi dhe keqpërdorimi të kartelave bankare të qytetarëve.

Rasti u hetua nga Njësia e Hetimeve Rajonale, konkretisht Ekipi i Krimeve Kibernetike, me autorizim të Prokurorit të Shtetit.

Hetimet kishin nisur më 8 dhjetor 2025, pas dyshimeve se personat e mitur kishin përfituar kundërligjshëm përmes shfrytëzimit të të dhënave bankare të disa qytetarëve. Gjatë procedurave hetimore, policia ka siguruar prova të besueshme që lidhen me veprat penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulese ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave bankare apo kreditit”.

Më 11 dhjetor, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, u kryen kontrolle në dy lokacione të ndara, ku janë gjetur prova shtesë që forcuan dyshimet për përfshirjen e tyre në tre vepra penale: keqpërdorim i kartelave bankare, mashtrim, dhe shpërdorim i pasurisë.

Të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar sipas procedurave ligjore. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, atyre u është caktuar masa e ndalimit prej 24 orësh.