Lajme

Arrestohen dy të dyshuar për tentim vrasje në Istog

03/28/2024 17:17
nga:Sh R

Dy persona janë arrestuar këtë të enjte nën dyshimet për veprën penale “Vrasje në tentativë” në Istog.

Ata dyshohen se e kanë therur një person me thikë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejё, Stacioni Policor nё Istog, më datë 28 mars 2024 rreth orës 07:35, ёshtë informuar se nё fshatin Istog i poshtëm- Istog, ka ndodhur njё rast therje me mjet tё mprehtë (thikё).Njësitet relevante pranë Stacionit Policor nё Istog, menjëherë kanё dalë në vendngjarje, aty kanë takuar njё person tё lënduar i cili ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, pas pak nga njёsitet policore arrestohet edhe i dyshuari tjetёr i cili gjithashtu ёshtё dërguar pёr tretman mjekёsor”, thuhet në njoftim.

Nё vendin e ngjarjёs ёshtё sekuestruar thika e cila dyshohet sё ёshtё pёrdorur nё kёtё rast.

Tё dyshuarit janë të lindur në vitet 1975 dhe 1964, tё njëjtit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit janё ndaluar pёr 48 orё.