Sot janë arrestuar dy persona në raste të ndara.
Njëri është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kryer vjedhje grabitqare në një market më 10 maj. I dyshuari është S.M., 35 vjeç.
Personi tjetër është arrestuar nga zyrtarët e Podujevës për dy raste të vjedhjes. E.J., 60 vjeç dyshohet se bashkë me dy persona kanë vjedhur portofolët e dy personave tjerë.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen dy persona të dyshuar për veprat vjedhje dhe vjedhje grabitqare
Sot nga njësite policore të stacionit Qendra dhe Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje grabitçare
Rasi kanë ndodhë në një market, me datën 10.05.2023, ku personi i dyshuar ka kryer veprën e sipërshënuar.
Personi i dyshuar:
-S.M, mashkull, 35 vjeç, dyshohet se në ikje e sipër një personit (punëtore në market) i ka shkaktuar lëndime trupore.
Personi tjetër i dyshuar për vjedhje, është arrestuar nga zyrtarët e Podujevës, për së paku dy raste të vjedhjeve.
Personi i dyshuar:
-F.J, mashkull, 65 vjeç, dyshohet se në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë kanë arritë që nga dy ankues të vjedhin 2 portofolë (me dokumente dhe shuma parash).
Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë.


