Lajme

Arrestohen dy personat e dyshur për vrasjen e një person në market në Mitrovicë

12/29/2021 01:19
nga:Gazeta Blic

Sonte rreth orës 22:30 një grabitje e armatosur u kry në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Me këtë rast ka mbetur i plagosur shitësi i dyqanit, i cili ka humbur jetën në Spital.

Vdekjen për “Jepi zë” e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa.

Ndërkohë, sipas zëdhënësit të Policisë, Avni Zahiti, të dyshuarit janë arrestuar dhe është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se u krye krimi.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është sekuestruar një armë”, shton Zahiti.

“Jepi zë” mëson nga burime se të arrestuarit e sontëm janë personat që dyshohet se kryen mbrëmë një grabitje tjetër në barnatore.

E dhimbshme: Hajnat hyjnë të vjedhin në një market në Mitrovicë, vrasin një të moshuar në sy të gruas