Dy persona janë përleshur fizikisht mes vete dje në fshatin Lladroc, të komunës së Malishevës.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se personat e dyshuar janë përleshur për shkak të një kontesti pronësorë.
“Lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy të dyshuar kosovarë pasi të njëjtit si pasojë e një kontesti pronësorë, janë përleshur fizikisht në mes veti. Të dyshuarve u është ofruar tretmani mjekësorë”.
Ndërsa, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


