Policia në Malishevë, në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar dy armë.
Sipas njoftimit të Policisë, në rastin e parë, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, është kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit A.H., shtetas i Republikës së Kosovës në fshatin Llapqevë-Malishevë.
Gjatë kontrollit është gjetur një pushkë automatike AK47, një karikator, tri gëzhoja dhe dhjetë copë fishekë të cilat i dyshuari i posedonte në mënyrë të pa autorizuar.
“Në rastin e dytë është pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Bellanicë-Malishevë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur rastit dhe kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin A.K., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri. Në posedim të të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë dhe tri gëzhoja”, ka njoftuar Policia.
Myrtezani: Afati i peticionit për largimin e kryetarëve të komunave veriore do jetë 45 ditë


