Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar S.J (22-vjeç) dhe M.B (20-vjeç), nën dyshimin se kanë sulmuar një person në një lokal në fshatin Plemetin të Obiliqit.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se rasti kishte ndodhur të shtunën, rreth orës 00:10, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Me datën 10.12.2022, rreth orës 00:10 kemi marrë informatën se në një lokal në fshatin Plemetin të Obiliqit, një person është sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe menjëherë kanë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit.
“Personat e dyshuar pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt, ndaj tyre është hapë rast për veprën lëndim trupor”, thuhet në njoftim.


