Lajme

Arrestohen dy persona në Veri, iu sekuestrohen kokainë, marihuanë e armë

02/19/2022 21:52
nga:Y I

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për substancë narkotike dhe armë në një fshat të komunës së Zveçanit, ku ka ndaluar veturën e (J.A), në të cilën gjatë kontrollit nën ulësen e vozitësit janë gjetur një sasi e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 453 Gramë.

Përmes një komunikate për media, Policia ka njoftuar se është kryer edhe kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit (J. A.), dhe është kontrolluar po ashtu edhe dhoma e birit të tij (M. A.)

Në shtëpi janë sekuestruar: Pistoletë Berata, një karikator, katër Fishek te kalibrit 7.62 mm, sasi e dyshuar e marihuanes me peshë 2.71 gram, qese të vogla të zbrazëta që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike, një sim kartel, dokument zyrtar i cili dyshohet se është i falsifikuar, dokument i sindikatës se policisë së Serbisë me fotografi të dyshuarit M. A., disa fleta që dyshohet se ka shënime që lidhen me shitjen e substancave narkotike, veturë Opel Zafir dhe substancë e dyshuar narkotike për kokainë, me peshë (453) Gr.

“Ndaj dy personave të dyshuar janë iniciuar rastet – Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge, Mbajtje në pronësi posedimi i pa autorizuar i armës dhe Falsifikim i Dokumentit. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që personave të dyshuar pas intervistimit të ju caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në komunikatën e PK-së.