Lajme

Arrestohen dy persona në Tiranë, kontrabandonin ilaçe me vlerë 17 mijë euro

05/04/2024 17:24
nga:Y I

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, për kontrabandë. Policia thotë se të arrestuarit dyshohen se tregtonin mallra kontrabandë pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Kontrollet u bënë në farmaci dhe në një depo, në pronësi të dy të arrestuarve, raporton Euronews Albania.

Sipas policisë, mallrat e gjetura pa pullë fiskale janë ilaçe dhe pajise dentare, vlera e të cilave shkon në 17 mijë euro.

Grupi hetimor po verifikon të gjitha të dhënat për të zbuluar aktivitetin e të arrestuarve, të cilët kryenin evazion fiskal duke tregtuar mallra pa pullë fiskale përkatëse.