Lajme

Arrestohen dy persona në Pejë, kanosën dhe sulmuan një zyrtar policor

10/25/2021 09:28
nga:Q R

Janë arrestuar dy persona në Pejë, pasi të njëjtin e kanë kanosur dhe sulmuar një zyrtar policor.

” Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që nën ndikim të alkoolit kanë kanosur dhe sulmuar zyrtarin policor-viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Tutje, policia njofton se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

456 raste aktive me Covid-19 në Kosovë