Lajme

Arrestohen dy persona në Mitrovicë

11/01/2021 08:37
nga:Gazeta Blic

Të dielën u arrestuan dy persona në Mitrovicë. Të arrestuarit u arrestuan me dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një person duke i shkaktuar lëndime trupore.

Për çka është dërguar për tretman mjekësor. Kështu kanë njoftuar nga Policia e Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.

“Gjatë ditës së djeshme së datës 31 tetor 2021, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë,, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’. Nga hetimet e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Mitrovicë, ku si pasojë e një mosmarrëveshje dy të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore i cili është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast janë identifikuar dhe janë arrestuar i dy të dyshuarit.Rasti po hetohet për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’. Ndërsa pas intervistimit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në komunikatën për medie nga policia.