Lajme

Arrestohen dy persona në Lipjan, ngacmuan një mashkull

12/13/2022 10:02
nga:G B

Dy persona janë arrestuar në Lipjan, pasi të njëjtin kishin ngacmuar një mashkull.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e PK-së.

“Me datën 12.12.2022 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kishin ngacmuar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.