Sporti

Arrestohen dy persona me 138 karta anëtarësimi në Real Madrid për rishitje

05/08/2024 16:10
nga:Mergim Rreci

Dy persona u arrestuan pranë stadiumit Santiago Bernabéu, me 138 karta anëtarësimi në Real Madrid për rishitje.

Sipas Europa Press, oficerët e policisë bashkiake i ndaluan të dyshuarit pasi vëzhguan një shkëmbim çantash mes tyre. Hetimi doli në përfundimin se menaxhimi ishte kryer përmes faqeve të rishitjes në internet, përcjell GazetaBlic Sport.

Burrat janë punonjës të një kompanie rishitëse dhe thonë se ishin punësuar për të shpërndarë dhe më pas rishitur kartat në hotele dhe rrethe të ndryshme të Tetuán-it, ku tarifuan tre euro për çdo biletë të kthyer.

Dy të arrestuarit – një 42-vjeçar spanjoll dhe një 43-vjeçar venezuelian – tani përballen me veprime ligjore për përfshirjen e tyre në rishitjen e paligjshme të biletave.

/GazetaBlic Sport/