Dy persona janë arrestuar, pasi dyshohet se gjuajtën me armë zjarri në një aheng në Klinë, raporton Gazeta Blic.
Nё vendin e ngjarjёs janё gjetur dhe sekuestruar: Njё Armё (Pistoletё) Canik kal: 9x19mm, një karikator i sё njejtёs arme, pesё gёzhoja 9mm, dyzet e dy gёzhoja kal:7.62mm.
Njëri nga të dyshuarit në Stacionin Policor nё Klinё ka dorёzuar njё armё AK47, njё karikator i sё njejtёs armё.
Tё dyshuarit janё liruar nё procedurё tё rregullt, rasti cilësohet “Pёrdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshёm” dhe “Shkaktim i rrezikut tё pёrgjithshёm”.


