Njësitet policore në Skenderaj, të enjeten kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Arrestimi i dy të dyshuarve, shtetas të Republikës së Kosovës, është realizuar në fshatin Prelloc të Skenderajt, pasi gjatë kontrollit të detajuar u është gjetur substancë e dyshuar narkotike në sasi prej 1.4 gramë.
Pas intervistimit, ndaj dy të dyshuarve është iniciuar rast për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.