Sporti

Arrestohen dy lojtarë të Premier League nën dyshimin për ngacmim seksual

04/23/2024 23:52
nga:Mergim Rreci

Sipas lajmeve nga Daily Mail , dy lojtarë që luajnë në Premier League janë arrestuar këtë fundjavë pasi u raportuan për sulm seksual.

I njëjti burim bën me dije nuk janë bërë të ditur emrat e tyre, por i përkasin të njëjtit klub në nivelin më të lartë të futbollit anglez.

Një burim nga The Sun, i cituar nga Daily Mail, tha se policia shkoi në stadiumin e klubit në fjalë dhe iu afrua një prej lojtarëve “në një dhomë private brenda stadiumit”.

Një zëdhënës i klubit të cilit dyshohet se i përkasin lojtarët foli gjithashtu për The Sun dhe deklaroi se “duke qenë se çështja është në duart e policisë, nuk do të bëhet asnjë koment i mëtejshëm në këtë fazë”.

/GazetaBlic Sport/