Policia gjermane ka arrestuar 59 tifozë të Paris Saint-Germain-it përpara ndeshjes të së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Stutgartit, pasi autoritetet thanë se kishin informacione për një përleshje të organizuar jashtë stadiumit mes ultrasve të të dyja skuadrave.
Shumë nga tifozët e arrestuar të Paris Saint-Germain mbërritën në Gjermani pa bileta për ndeshjen, tha policia.
Disa u gjetën me maska për fytyrën dhe sende të tjera të ndaluara. Ata do të qëndrojnë në paraburgim deri në mëngjesin e së enjtes.
“Çdo vizitor në Stutgart që ka mbërritur këtu për të kryer një krim do të ndalohet menjëherë,” tha zëdhënësi i policisë Carsten Hoefler.
/GazetaBlic Sport