Shefi i deputetëve të PDK në Kuvendin Komunal të Prishtinës Leutrim Retkoceri ka reaguar pasi që në Shqipëri u kap me mbi 11 mijë doza droge, asambliste I VV-së besnik Mujeci, raporton Gazeta Blic.
Ai ka shkruar se është shqetësuese kush e përfaqëson votën e prishtinasve nga radhët e VV-së.
“Dejona Mihali besoj ka për të thënë diçka edhe për këtë. E presim edhe një super paraqitje të Xhelal Sveçlës”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Me 10 mijë doza drogë qenka kapur në Shqipëri, Besnik Mujeci, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, në vlerë prej 400 mijë euro.
Është jashtëzakonisht shqetësuese kush e përfaqëson votën e prishtinasve nga radhët e VV-së.
Dejona Mihali besoj ka për të thënë diçka edhe për këtë. E presim edhe një supërparaqitje të Xhelal Sveçlës.
Në Kosovë, besnikët e Vetëvendosjes nuk zihen kurrë, sepse pushteti i mbron. Ata tregtojnë lirshëm dhe rriten e bëhen dilerë të mëdhenj, si ky asamblist, saqë i kalojnë edhe kufijtë.
Besoj, Besniku sot i ka bërë krenarë të gjithë Lëvizjen e tij, por jo edhe ata qytetarë të cilët, fatkeqësisht, ia kanë besuar votën!


