Prokuroria Themelore në Ferizaj ka lëshuar komunikatë për arrestimin e policit dhe doganierit të dyshuar për “marrje ryshfeti”.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, dy (2) persona të dyshuar, një (1) zyrtar policor dhe një zyrtar doganor, në pikën kufitare Hani i Elezit, për shkak të dyshimit se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”
Prokuroria thotë se ndaj të dyshuarve të lartëcekur do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore.
Dyshohet se u merrnin para shoferëve të kamionëve, arrestohet një polic dhe një zyrtar doganor