Lajme

Arrestimi i mjekut në Podujevë, reagon ashpër Oda e Mjekëve: Lirojeni menjëherë Ibrahim Hotin, mos bëni spektakël

04/16/2021 10:47
nga:Gazeta Blic

Pas arrestimit të mjekut Ibrahim Hoti nga ana e Policisë së Kosovës në Podujevë, për shkak se ky i fundit nuk i dha ndihmën një pacienti, ka ardhur reagimi nga Oda e Mjekëve.

Në reagimin e lëshuar për media, OMK kërkon lirimin e menjëhershëm të Hotit, derisa akuzuan policinë për spektakël.

“Ky veprim i padrejt i institucioneve të sundimit të ligjit ka bërë që me qindra pacient të mbesin në kohë pandemie pa marrë shërbime dhe trajtim specifik në këtë kohë pandemie”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

16 prill 2021
Prishtinë

Reagim ndaj suspendimit dhe arrestimit të Dr. Ibrahim Hotit, mjek pranë QKMF-Podujevë

Oda e Mjekëve të Kosovës e ka ndjekur me shqetësim ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Qendrën e Mjekësisë Familjare në qytetin e Podujevës. Me këtë rast, OMK vlerëson se anëtarit të saj Dr. Ibrahim Hotit i është bërë padrejtësi duke e suspenduar nga vendi i punës dhe duke e arrestuar pa i ju dhënë mundësia e sqarimit dhe pa u zhvilluar hetime paraprake dhe të nevojshme dhe vërtetuar se a janë respektuar protokolet mjekësore gjatë trajtimit të pacientit në fjalë.

Ky veprim i padrejt i institucioneve të sundimit të ligjit ka bërë që me qindra pacient të mbesin në kohë pandemie pa marrë shërbime dhe trajtim specifik në këtë kohë pandemie.

OMK i bënë thirrje autoriteteve të hetuesisë dhe nivelit komunal të Komunës së Podujevës që para se të ndërmarrin veprime spektakolare duke arrestuar një mjek pa respektuar procedurat verifikuese mbi respektimin e protokoleve mjekësore të bëjë lirimin e menjëhershëm të Dr. Hotit deri në verifikimin e rastit, përndryshe neve si përfaqësues të komunitetit të mjekëve, edhe në kushte pandemie, do të detyrohemi për ndërmarrjen e masave sipas legjislacionit në fuqi.

OMK qëndron fort prapa zbatimit të ligjeve dhe Kodit të deontologjisë mjekësore por edhe në ngritjen e zërit dhe ndërmarrjen e veprimeve në mbrojtjen e komunitettit në rast të ndërmarrjes së masave arbitrare dhe denigruese ndaj kolegëve tonë.

Oda e Mjekëve të Kosovës

 

Ndalohet nga Prokuroria për 48 orë mjeku nga Podujeva, i cili refuzoi t’i kryejë shërbimet pacientit të moshuar