Lajme

Arrestimi i Metës, Berisha e mëson lajmin nga gazetarët: Persekutim politik

10/21/2024 13:35
nga:N K

Një persekutim politik e ka quajtur kryedemokrati Sali Berisha, arrestimin e Ilir Metës ditën e sotme. Lajmin Berisha e mësoi teksa jepte një konferencë për gazetarët.

“Po çdo gjë ndaj tij është politike persekutimi i Ilir Metës është politik, vetëm politik. Nuk kanë publikuar asnjë fakt asnjë dokument por, kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik e dofta edhe fizik të Ilir Metës. Kjo është përgjigja ime”, tha Berisha.