Lajme

Arrestimi i Krasniqit, deklarohet edhe ish-kryeministri slloven, Janez Jansha: Me gjasë rezultat i gjetjeve në rastin Berishaj

04/19/2023 23:53
nga:Genita C

Reagimet pas arrestimit të Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqit, kanë kaluar kufijtë shtetërorë.

Para pak çastesh është deklaruar edhe ish-kryeministri slloven Janez Jansha.

Jansha përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter” ka transmetuar lajmet e mediave, ndërsa lëshoi edhe një koment.

Sipas tij, ky arrestim mund të ketë ardhur pas gjetjeve në rastin Berishaj.

“E fundit: Arrestimet dhe bastisjet e shtëpive në industrinë elektrike të Kosovës, me sa duket rezultat i gjetjeve të hetimit të rastit Berishaj – GENI – presidentit Golob”.