Lajme

Arrestimi i kameramanit të EO, Sveçla kërkon nga IPK fillimin e hetimeve për rastin

02/03/2022 16:21
nga:Y I

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar në lidhje me arrestimin e kameramanit të EO ditën e sotme, raporton Gazeta Blic.

Kryeziu në reagimin e tij ka theksuar se institucionet e rendit dhe të ligjit duhet të synojnë gjithmonë mirëkuptim për punën e punonjësve të medieve dhe t’ju mundësojnë hapësirë për raportim nga ngjarjet publike dhe me interes publik.

Ai ka bërë të ditur se pas rastit të sotëm, Sveçla ka kërkuar nga IPK të fillojë hetimet për rastin.

“Pas rastit të sotëm me kameramanin e agjecisë së lajmeve EO, Ministri i Punëve të Brendshme menjëherë ka kërkuar nga Inspektoriati Policor i Kosovës të fillojë hetimet për rastin. Policia e Kosovës është ndër institucionet me besueshmërinë më të lartë tek qytetarët falë punës dhe angazhimit profesional të tyre që dëshmohet çdo ditë” thuhet në shkrimin e tij.

Reagimi i plotë: