Lajme

Arrestimi i kameramanit, suspendohen dy policë, për pesë të tjerë iniciohet procedurë disiplinore

02/03/2022 16:54
nga:Y I

Dy zyrtarë policorë janë suspenduar dhe ndaj pesë zyrtarëve të tjerë është iniciuar procedurë e brendshme disiplinore për arrestimin e kameramanit të agjencisë së lajmeve “EO” Albion Selitaj, raporton Gazeta Blic.

Siç njofton policia, suspendimi i tyre është mbështetur në udhëzimin administrativ të PK-së për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës.

“Suspendimi i tyre është mbështetur në udhëzimin administrativ të PK-së për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, me qëllim të hetimit dhe sqarimit të veprimeve dhe sjelljeve të tyre në këtë rast. Lidhur me këtë rast është njoftuar Drejtoria e Standardeve Profesionale e PK-se dhe Inspektorati Policor (IPK)” thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë: