Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë reaguar pas arrestimit të zyrtarit të lartë të VV-së, Faruk Mujka, i dyshuar për korrupsion gjatë kohës sa ka qenë nënkryetar i komunës në Mitrovicës, raporton Gazeta Blic.
Betim Gjoshi, nga PDK ka thënë se duhet të ketë edhe arrestime të tjera të zyrtarëve të lartë të partisë në pushtete duke përmendur këtu Martin Berishaj dhe të tjerë.
Reagimi i plotë:
Në Kosovën e Lirë, Faruk Mujka u bë bashkëpunetor i zellshëm i Albin Kurtit, e para kësaj, siç kanë raportuar mediat, ai ishte një anëtar i devotshëm i JUL-it, partisë së gruas së Sllobodan Millosheviqit, Mira Markoviqit.
Albin Kurti duhet t’ia lë duart e lira institucioneve të drejtësisë dhe të mos pengojë arrestimin e mikut të tij, Martin Berishajt, për afera miliona euro në dëm të shtetit të Kosovës.
Dyzit duhet t’i shtohen katet. Duhet më shumë hapësira për Bandën Zdravo, Mimozën, Rozetën, Radojçiqin, e të tjerët me radhë.
Kryeministër, lëre drejtësinë të bëjë punën e saj. Mos dil tash në foltoren e Kuvendit dhe të sulmosh Prokurorët e Gjykatësit, si në rastin e Nagip Krasniqit.


