Lajme

Arrestimi i dy zyrtarëve policor për marrje ryshfeti, deklarohet Prokuroria e Pejës

04/20/2025 17:15
nga:G B

Dy zyrtarë policorë në Pejë, janë arrestuar nën dyshimin për marrje të ryshfetit.

Sulltan Kadrijaj dhe Ali Shkodrani, janë ndaluar për 48 orë.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria e Pejës, përmes zëdhënësit Shkodran Nikçi.

Nikçi tha se do të bëhet kërkesë për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë penale.

“Dy zyrtarë policorë janë ndaluar për 48 orë për shkak të vepres penale “Marrje e ryshfetit”. Ndaj tyre Prokurori i Shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë penale”, deklaroi Nikçi për Klankosova.

Dy zyrtarët policorë të arrestuar, dyshohet se i kërkuan para një qytetari për t’mos i shqiptuar gjobë.