Faton Klinaku Sekretar i Organizatës së Veteranë të UÇK ka reaguar pas arrestimit dhe lirimit t tre serbëve që u kapën duke blerë emblema të UÇK.
Sipas tij me ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UCK do të kufizoheshin edhe keqpërdorimet si në rastet e tilla kur serbët lirshëm blenë emblema të UÇK në Prishtinë.
Sipas Klinakut lirimi i serbëve nga gjykata është absurde.
Reagimi i plotë:
Ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, përveç tjerash, do ta kufizonte edhe secilin që të shes e keqpërdor emblema të UÇK-së, por fatkeqësisht kemi shumë për të thënë rreth kësaj se kush e ka inicuar, kush e ka përkrahur, kush e ka kundërshtuar, e kujt i dukej se po ndalohet liria e shprehjes, gjë që për të cilën ka shumë debate televizive ku kam marrë pjesë për këtë. Të lirosh serbët, siç thuhet se kishin edhe komunikime me Rusinë, është vërtetë absurde.
P.S
Për shumë njerëz që po më shkruajnë se duhet të merrem me situatën në Ukrainë, e fatkeqësisht nga ta ka edhe veteranë, ju them se ka kush merret me të, e që as Kosova si shtet nuk e ka atë rol e detyrë, por t’i shikojmë ne punët tona si komb shqiptar, ta shohim interesin e mirëqenien e shoqërisë sonë në përgjithësi, e pastaj veteranëve që përfaqësoj në veçanti, por jo që neve si popull shqiptar t’ju japim vazhdimisht serbëve privilegje, e ata të punojnë kundër neve.
Arben Ahmeti i drejtohet Osmanit, Kurtit e Mehajt: Urgjentisht ndaloni fluturaket ruse në Kosovë


