Kryetari i partisë më të madhe opozitare Memli Krasniqi ka kërkuar që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme, e kjo sipas tij, pas skandaleve të njëpasnjëshme të Qeverisë aktuale, raporton Gazeta Blic.
“Keqqeverisja, e karakterizuar me skandale, afera, korrupsion, narkotrafikim e sanksione ndërkombëtare, duhet të marrë fund’, ka shkruar ai ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Keqqeverisja, e karakterizuar me skandale, afera, korrupsion, narkotrafikim e sanksione ndërkombëtare, duhet të marrë fund.
Nëse nuk u kthehet mandati qytetarëve, shpejt, dëmet e këtij mentaliteti shkatërrues do t’i vuajnë për dekada qytetarët dhe shteti ynë.
ZGJEDHJE TË REJA SA MË PARË!


