Lajme

Arrest shtëpiak ndaj të dyshuarit se kanosi gjyqtarin në Viti

11/09/2024 20:55
nga:Sh R

Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak të dyshuarit për kanosje ndaj gjyqtarit Raif Fazliu, i cili punon në Degën e Vitisë.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra, ka konfirmuar për se është aprovuar kërkesa e prokurorit për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit.

“Ju njoftoj se ne lidhje me rastin në fjalë, prokurori i rastit ka dorëzuar kërkesë për caktimin e masës se arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit në fjale dhe gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e prokurorit. I pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale: kanosje”, ka deklaruar Shkodra. /BetimipërDrejtësi