Valentina Demoll inga KMDLNJ foli në Frontal në T7 për trajtimin që iu bëhet të burgosurve brenda qendrave korrektuese në Kosovë.
Demolli tha se kolegët e saj e kanë takuar Faton Hajrizin, i cili së fundmi u arratis nga burgu i Smrekonicës.
“Realisht me Fatonin nuk jemi taku kohëve të fundit, por jemi taku kohë më parë. Por nëse ndalemi të qendra korrektuese Smrekonicë, ne kemi rekomanduar se ajo qendër mund të jetë si model sepse ajo është si një hap para lirisë” tha ajo.
Ajo tha se nga raportet e tyre është vrejtur që nuk ka trajtim të barabartë mes të privuarve nga liria.
Demolli tha që kjo pasqyrë e Qendrës Korrektuese në Smrekonicë tashmë ka ndryshuar për shkak se po dërgohen të burgosur me vepra të ndryshime penale.
Ndërkohë ajo përmendi edhe kërkesat e tyre drejtuar presidentëve për faljen e të burgosurve.