Në Gjykatën e Durrësit po zhvillohet seanca ndaj 8 të arrestuarve lidhur me arratisjen e të dënuarit, Altin Ndoci. Mes tyre janë edhe 6 efektivë të Policisë së Burgjeve, shefi i komanduar i policisë së burgut, si dhe kryeinfemieri i IEVP Durrës.
Ata janë paraqitur para Gjykatës së Durrësit për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit dhe caktimin e masës së sigurisë. Seanca sapo ka nisur, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur përgjegjësitë konkrete të secilit prej të dyshuarve dhe rrethanat që çuan në arratisjen e Ndocit, shkruan Euronews.al.
Vendimi i gjykatës pritet të shpallet në orët në vijim. Ndërkaq një ditë më parë u ekzekutua vendimi i gjykatës për masën “arrest në burg” për ish-drejtorin e IEVP Durrës Indrit Cërloj dhe “arrest në shtëpi ” për mjeken e burgut, Ylfete Sema.


