Lajme

Arratiset një i burgosur nga burgu i Smrekonicës

07/06/2024 10:30
nga:Y I

Është arratisur i burgosuri, Faton Hajrizi nga burgu i Smrekonicës, i cili akuzohet për vrasje.

Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Për largimin e tij nga institucioni është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.

Lidhur me rastin, deri në përfundim të hetimeve, janë suspenduar dy oficerë.