Lajme

Arratiset nga Burgu i Dubravës Ujkan Metaj i dënuar me 11 vjet burgim

07/12/2024 22:43
nga:Y I

 Pas ikjes spektakolare të Faton Hajrizit, një tjetër i burgosur ka ikur nga një qendër korrektuese.

Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për Ujkan Metaj – i cili ka arritur të largohet sot nga Burgu i Dubravës.

Sipas informacioneve të para, akoma nuk dihet se si Metaj është arratisur nga qendra korrektuese dhe ia ka mbathur.

I dënuar me 11 vjet burgim, Metaj po e vuante dënimin në Burgun e Dubravës.