Lajme

Arratiset i burgosuri, pezullohen nga puna tre zyrtarë të Shërbimit Korrektues

12/29/2022 15:59
nga:Y I

Një i burgosur ka arritur t’iu ikë sot tre zyrtarëve të Shërbimit Korrektues.

Ai është arratisur nga automjeti me të cilin po transportohej për në Gjykatën e Malishevës.

I dyshuari G.K i akuzuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor vazhdon ende te gjendet ne arrati.

Tre zyrtarët që kanë qenë në percjellje të të burgosurit janë pezulluar nga puna.

Njoftimi i plotë:

Arratiset i burgosuri nga automjeti që po transportohej