Sporti

Aro Muric për herë të parë në Serie A, zyrtarizohet te skuadra italiane

08/13/2025 10:56
nga:Genita C

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.

Muric është huazuar te Sassuolo, e cila bën gara në Serie A për sezonin 2025/26.

Kosovari është nënkontratë me ekipin nga Championship, Ipswich Town.

Kujtojmë që kjo është hera e parë e portierit kosovar që do të luajë në një skuadër italiane.