Portieri i kombëtares së Kosovës, Aro Muric është në formë të jashtëzakonshme.
Muric, portier i klubit turk, Adana Demirspor ka zhvilluar një paraqitje mahnitëse këtë javë në Superligën turke ndaj Kayserisporit, përcjell GazetaBlic Sport.
Portieri kosovar kishte gjithsej 8 pritje në këtë ndeshje, duke shpëtuar ekipin e tij në shumë raste.
Kjo ndeshje përfundoi me rezultatin e barabartë 1:1.
“Sofascore” e ka përfshirë Aro Muricin në formacionin më të mirë të javës në Turqi pas paraqitjes fenomenale në atë duel.
Ja formacioni i javës:



