Sporti

Aro Muriç me notën më të lartë në ekipin ideal të javës në Premierligë

09/16/2024 13:58
nga:E K

Arijanet Muriç i harroi menjëherë problemet që iu shfaqën në Kombëtaren e Kosovës për ta bërë një paraqitje monstruoze në Premierligë.

Përfaqësuesi kosovar ishte hero i Ipswich Town në fundjavë duke bërë pritje të jashtëzakonshme në barazimin pa gola në udhëtim ndaj Brightonit.

Për këtë, portieri shqiptar nga Mali i Zi u vlerësua me notën 9.1 nga SofaScore, që ishte nota më e lartë në formacionin ideal të javës në kampionatin anglez.

Muriç e sheh veten në ekipin ideal bashkë me yjet si Haaland, De Ligt etj.